E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi i BB: Shqipëria renditet pas Mongolisë dhe Libisë për sigurinë ushqimore
Lajme

Alarmi i BB: Shqipëria renditet pas Mongolisë dhe Libisë për sigurinë ushqimore

Ushqimet që hamë çdo ditë në vendin tonë janë gjithnjë e më të pasigurta.

Së fundmi një studim i bërë nga Banka Botërore e rendit Shqipërinë të 6-tën sa i përket rrezikut të ushqimeve në rang ndërkombëtar.

Sipas këtij raporti siguria ushqimore në Shqipëri renditet pas Mauritanias,Monglisë, Nikuaraguas,Libisë dhe Venezuelës.

Ndërkohë që disa vende si Nigeria, Guinea janë mëmirë se ne sa i përket menaxhimit për sigurisë ushqimore. Madje edhe Serbia renditet në këtë listë ku këto shtete kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.

Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare, kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit.

Banka Botërore bën thirrje se, përveç investimeve më të mëdha dhe më të zgjuara në sigurinë e ushqimore, ekziston gjithashtu një nevojë kritike për qasje të reja rregullatore që vënë më shumë theks mbi angazhimin e konsumatorëve, shkruan Monitor.

Konsumatorët mund të marrin masa për të zbutur rrezikun për shembull, duke ruajtuar dhe gatur sic duhet ushqimin në mënyrë që të zvogëlohet konsumi i mikrobeve.

Prej ushqimit të pasigurt në të gjithë globin sëmurën afërisht 2 milionë persona në ditë, të cilët në të shumtën e rasteve duhet të ndërpresin shkollën, punën dhe aktivitete të tjera jetësore, duke u shndërruar ndër të tjera në një kosto të madhe për shoqërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.