E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi për bombë në Vlorë/ Paloka tallet me Lleshajn: Të kemi frikë, apo jo?…
Politikë

Alarmi për bombë në Vlorë/ Paloka tallet me Lleshajn: Të kemi frikë, apo jo?…

Pak më herët u njoftua për një pako që ndodhej në mesin e rrugës “10 Korriku” në qytetin e Vlorës për të cilën dyshohet se ka brenda një bombë me telekomandë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ish nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka i cili në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ditën e djeshme bëri një gafë gjatë deklaratës së tij në qytetin e Shkodrës.

“Pritet të shkoj Lleshi në Vlorë e të deklarojë që vlonjatet nuk duhet të kenë frikë nga tritoli…apo duhet?”, shkruan Paloka.

Kujtojmë se dje, ministri Sandër Lleshaj u shpreh se qytetarët nuk kanë pse të ndihen të sigurtë, më pas u desh ndërhyrja e Ardi Veliut që ministri të korrigjonte gafën e tij

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.