E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmohet INTERPOL-i: Vidhet kamioni me 34 mijë litra materiale shpërthyese, frikë për sulm terrorist
Lajme

Alarmohet INTERPOL-i: Vidhet kamioni me 34 mijë litra materiale shpërthyese, frikë për sulm terrorist

INTERPOL-i është alarmuar, pasi një kamion i ngarkuar me kimikate që përdoren për prodhimin e bombave është vjedhur.

Vjedhja e këtij kamioni, i cili ka qenë i ngarkuar me 34.000 litra materiale shpërthyese ka shkaktuar një kërkim masiv nga policia antiterror.

Kamioni është vjedhur në Belgjikë, ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se kamioni ka numër regjistrimi: 1-QBE-708.

Megjithatë, hajdutët mund ta kenë zëvendësuar këtë numër regjistrimi me një numër tjetër në përpjekje për të dalë nga vendi, raportohet në mediat belge.

Në Francë, Luksemburg, Gjermani, Itali dhe Holandë janë vënë në gadishmëri kalimet kufitare, si edhe janë njoftuar portet në Detin E Veriut.

Vjedhja e këtij kamioni vjen një ditë pasi Belgjika uli masat e sigurisë ndaj kërcënimit të terrorizmit pas tre vitesh alarm të lartë që përfshinte shpërthimet e Brukselit./ Pamfleti.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.