E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albana Osmani flet për herë të parë pas largimit nga “Top Channel”: Do ketë surpriza, po shqyrtoj…
Publik News

Albana Osmani flet për herë të parë pas largimit nga “Top Channel”: Do ketë surpriza, po shqyrtoj…

Pak ditë më parë, moderatorja Albana Osmani ishte në qendër të vëmendjes për shkak të largimit nga “Top Channel”, pas 15-vitesh punë aty.

“Prive” shkruante se Albana u largua nga “Top Channel” pas pakënaqësive të shumta, pasi nuk i kishte mbetur asnjë program për të prezantuar.   

 

albana

Gjithashtu u tha se televizioni nuk i përkrahte fushatën e saj “Ti je një luledielli”, duke i hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi.

“Prive” raportonte se Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta, pasi moderatores nuk i kishte mbetur asnëj probram për të prezantuar dhe sepse nuk iu përkrah fushata “Ti je një luledielli” duke i hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi.

Ndërkohë së fundmi, Osmani ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët ishin mjaft kuriozë të dinin se pse ajo nuk ishte pjesë e festës së “Digitalb” të organizuar dje me rastin e 15-vjetorit.

albana1

“I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë të gjithë shqiptarët! Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese me tej”, shkruan ajo.

Më pas moderatorja tregoi se do të ketë surpriza të reja në lidhje me programin që do të prezantojë, sigurisht në një tjetër televizion.

albana3

“Po shqyrtoj propozimet, dhe ato që kam propozuar”, shkruan Albana, duke lënë të kuptojë se ende nuk e ka vendosur se ku do të shkojuë pas largimit nga “TOP”-i.

albana4

“Kur do të shohim përsëri në një emsioon në tv, të drejtuar nga ti sigurisht?”, e pyet një fans, të cilit moderatorja i përgjigjet: “Do ketë surpriza”.

albana2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.