Albert Halilaj, prefekti i ri, përflitet si kandidat i PS-së për Kukësin
Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka vendosur të lironte nga detyra si prefekt i qarkut të Kukësit, Ali Hallaçin.


Në vend të tij, do të zëvendësohet nga Albert Halilaj. Këto ndryshime janë propozuar nga ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe janë miratuar gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.

Pas shkarkimit të Safet Gjicit kandidatura e përfolur është prefekti i ri i Qarkut Albert Halilaj i cili përflitet se është nip i Shefqet Kastratit dhe emërimi i tij në detyrë është bërë enkas për ta promovuar si figurë politike pasi Halili ka një profil të ulët politik dhe nuk njihet në zonë. Ai jeton dhe punon në Tiranë..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



