E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Lajme

Albin Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale në orën 10:00 pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dhënë dëshminë e tij, në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore.

Në orën 10:30, Kurti nuk është paraqitur. Ai ndodhet në Gjilan në vënien e gurthemelit të një çerdheje.

Varësisht prej kërkesës që ka bërë Prokuroria Speciale, ai mund të gjobitet me 250 euro.

Në momentin që Gjykata Themelore ia kalon urdhrin Policisë së Kosovës, atëherë ai edhe mund të paraburgoset, jo më shumë se një muaj.

Neni 131 i Kodit të Procedurës Penale thotë që për mosparaqitje ai dënohet në vazhdimësi me 250 euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.