E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alex Soros  i bashkohet  darkës së Ramës me Vuçiç në Beograd
Bota

Alex Soros i bashkohet darkës së Ramës me Vuçiç në Beograd

Pas një konferencë për shtyp të tensionuar, kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur në një darkë pune nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Gazetarët shqiptarë që shoqëruan Ramën në këtë takim raportojnë se darkës i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. Në darkë ka qenë prezent edhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, por që nuk është e qartë se çfarë është diskutuar në takim. Tema e nismës “Ballkani i hapur” ka qenë e pranishme në bisedë, pasi Rama theksoi për ezaurimin e kësaj nisme, ndërsa Vuçiç tha se ende ka shumë për të bërë. Darka u shoqërua me muzikë LIVE dhe duket se gjithë të pranishmit dolën të qeshur, duke ndihmuar në sheshimin e problematikave të konferencës për shtyp. Shkak i tensioneve u bë një batutë e Ramës në lidhje me propozimin e draftit të tij për Asociacionin, ku ai përmendi edhe dy “kumbarët” e dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz. Megjithatë, Vuçiç reagoi duke i hequr mikrofonin dhe duke u larguar nga biseda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.