E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alfio bën gjestin e bukur për Fatmën pas lindjes së bebushit
Publik News

Alfio bën gjestin e bukur për Fatmën pas lindjes së bebushit

Menjëherë pas lindjes, çifti ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momentet e para me të voglin, nëpërmjet disa fotove shumë të ëmbla.

Fatma dhe Alfio janë në qiellin e shtatë tashmë që janë bërë prindër për herë të parë, ndërsa Alfio mundohet ta ndihmojë sa më shumë partneren pas lindjes.

Në llogarinë e tij në Instagram, shefi i kuzhinës publikoi një foto ku komentuesit e cilësuan si partnerin shembullor, pasi ndihmonte Fatmën në dhomën e spitalit.

Ai shfaqet duke u përkujdesur për Fatmën pas lindjes, teksa i thante flokët pas dushit.

“Skuadra e familjes”- shkruan Alfio krahas postimit me partneren e tij.

Fatma dhe shefi i kuzhinës e bënë publike lidhjen e tyre në tetor të vitit 2018 dhe që atëherë janë kthyer në një ndër dyshet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.