Alfred Lela kujton liberalizimin e vizave: Izolojeni Doktorin dhe opozitën, por dinjiteti, historia dhe faktet mbeten
“Sot është 13-vjetori i liberalizimit të vizave, domethënë i Lëvizjes së Lirë.” –
Me këtë informacion e ka nisur shënimin e tij sot, gazetari dhe zëdhënësi i PD, Alfred Lela, duke iu kujtuar miliona shqiptarëve se 15 dhjetori i vitit 2010 shënon për ta një moment të madh çlirimi në të gjithë aspektet.
“Kujtojini shqiptarët para kësaj date: radhëve të gjata para ambasadave, detrave me kokën në thesin e zi të rrezikut, të bërë dysh para diskriminimeve dhe përçmimeve”, nënvizon Lela më tej, për të ardhur në ditët e sotme, kur Shqipëria duhet të kishte avancuar edhe më shumë drejt Bashkimit Europian dhe lirive të njeriut.
Mirëpo, vëren gazetari, ja absurdi: “13 vjet më vonë, Sali Berishës, njeriut që i priu kësaj përpjekjeje për liri dhe dinjitet, i kërcënohet liria e lëvizjes dhe ajo politike, bash nga pasardhësit e atyre që e mbyllën vendin për 45 vjet me drynin e madh të robërisë.”
E pavarësisht kësaj, situatave që po krijohen me qëllim për bllokimin e opozitës në Shqipëri, themelet që ajo vuri me mundim që në vitet e përpjekjeve për demokraci, nuk prishen dot. “Izolojeni Doktorin dhe opozitën, por dinjiteti mbetet, historia dhe faktet gjithashtu”, gjykon Alfred Lela.
“Rrugë të mbarë Europës!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



