E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj i kërkon letrat e tenderit të ushqimeve Ramës: Alooo Edi!!? Po pres…
Publik News

Alibeaj i kërkon letrat e tenderit të ushqimeve Ramës: Alooo Edi!!? Po pres…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas heqjes së numrave të familjeve të ndihmuara nga postimet e kryeministrit Edi Rama.

enkelejd alibeaj

Nëpërmjet një shënimi në facebook, Alibeaj të tregojë emrat e njerëzve që pozonin në video sikur ishin “komisioni i tenderit”.

Sa i përket 1.5 milionë eurove të tenderit të ushqimeve, për të cilin Alibeaj kishte kërkuar letrat, thotë se pavarësisht videos gazmore në mëngjesin e djeshëm Rama sërish nuk i tregoi.

Reagimi i Alibeajt:

E mbani mend tenderin e ushqimit 1,5 milion euro te Alo Xhacka-Alo Edi qe e “fitoi” nje kompani maqedonase qe shiste kompjutera???

Ja rezultati:

Ne 50 dite ka shperndare fiks 9059 pako!

Pra ne 1 dite ka shperndare 182 pako!

Shqiperia ka 61 bashki (po perjashtoj Shkodren se dihet qe per Ramen ata jane armiqte).

I bie qe cdo Bashki te kete marre vetem …3 pako!!!

Mesa duket, prandaj Gaztori i Surrelit qe beri qyfyre ne mengjes, ne darke nuk e tregoi me numrin e familjeve qe ka furnizuar me ushqime 🤔

Ps: sa per tenderat sekrete, te jete i qete! Edhe pse u gdhi sot me qyfyren e radhes, prape nuk i tregoi letrat e tenderit! Ne fakt une ia kerkova dhe vazhdoj t’ia kerkoj SPAK-ut dhe Prokurorise, por meqe Rama u be trim, mire eshte te tregoje si fillim se kush jane emrat e atyre njerezve qe pozonin ne video sikur ishin “komisioni i tenderit”!!

Alooo Edi!!? Po pres…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.