Alibeaj: Ja pse Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se kryemistri Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën, pasi sipas tij, do që të mos denoncohet korrupsioni dhe tenderat e klasifikuar si “sekret” në periudhën e pandemisë.

Sipas tij, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD-së është vetëm shëndeti i qytetarëve shqiptarë.
Reagimi i plotë:
Edi Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën. Ai do që opozita të mos denoncojë korrupsionin që po bën ai edhe tani, në kulmin e pandemisë me tendera gjoja të klasifikuar si “sekret”.
Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza. Pikërisht në këtë situatë Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe abuzimi.
Ndaj për këte Edi Ramës i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara, për mjekët e infektuar, për fasoneritë që janë kthyer në vatra infeksioni, për mungesën e parave që duhet t’u shpërndaheshin qytetarëve.
Si cdo opozitë në një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetarëve mbi cdo interes partiak.
Shihni videon e mëposhtme për të kuptuar se cili ka qenë qendrimi i opozitës dhe cili i Edi Ramës gjatë kësaj kohe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



