E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj  mbledh grupin parlamentar të PD
Lajme

Alibeaj mbledh grupin parlamentar të PD

A do jenë të pranishëm Basha dhe Berisha?

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Alibeaj ka njoftuar që mbledhja të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00 në selinë e PD.

“Përshëndetje!
Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli.
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.

Ajo çka mësohet është se Berisha nuk është në grupin e deputetëve qe e kanë marre mesazhin. Ndaj natyrshëm lind pyetja; a do të marrë pjesë Berisha në mbledhjen e grupit? Kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.