Alimehmeti: Veliaj, gardiani i grabitjes së taksave të shqiptarëve për ‘5D’

Ilir Alimehmeti, kreu i Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, në një intervistë për Syri Tv, tha se  Erion Veliajt i kanë shkuar 3 fletëthirrje nga SPAK, ndërkohë që i janë kapur drejtorët e tij me presh në dorë, dhe ai nuk mund të shfajësohet se nuk di gjë.

Alimehmeti tha se këta ishin bashkëpunëtorët e ngushtë politikë, drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe politikën e Tiranës.

Në vijim ai theksoi se Erion Veliaj thotë se ka bërë punë, ndërkohë që një shkollë në BE ka një kosto 1 mln euro, ky i ka bërë me 4,5 apo 6 mln euro.

“Këtu ka një fakt, për implikimin e Erion Veliajt. A kanë ndodhur vjedhjet gjatë kohës kur Veliaj ishte Kryebashkiak? Po kanë ndodhur, ai ishte gardiani. Pse paratë e Buxhetit shkuan te këta drejtorët, për inceneratorin dhe nuk u kthyen në shërbime për qytetarët e Tiranës”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti u shpreh se Këshilli Bashkiak ka për detyrë të mbikqyrë dhe kontrollojë funksionin e Bashkisë, ndërkohë që drejtuesit e Këshillit nuk e mbledhin, duke shpërdoruar detyrën.

“Veliaj po fshihet pas Romina Kukos, pasi thotë ajo nuk mbledh Këshillin”, tha Alimehmeti.

Publikuar nga Publik Media