E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alizoti shpërthen ndaj Bushatit: T’ju vijë turp! I morët gjithçka e vazhdoni akoma me ‘Fajin e ka Saliu’
Politikë

Alizoti shpërthen ndaj Bushatit: T’ju vijë turp! I morët gjithçka e vazhdoni akoma me ‘Fajin e ka Saliu’

Anëtari i Kryesisë së PD, Tomor Alizoti, i ftuar në “Opinion” ku po flitet mbi situatën politike në vend pas votimeve të 30 qershorit, ka debatuar me deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Sipas Alizotit, kryeministrin Edi Rama është një njeri të rrezikshëm pas të cilit servilosen të tjerët për pushtet.

“ Në Shqipëri gjithmonë ka pasur njerëz që i janë servilosur diktatorëve dhe në sytë e mi z.Rama është një njeri shumë i rrezikshëm. Jeni servilosur atje për çik pushtet, një njeriu të rrezikshëm atje që ka marrë gjithë pushtetin, e nesër po merr…”, u shpreh Alizoti.

“Të dalim me pushkë dhe të djegim Shqipërinë?”, ishte replika e Bushatit, e cila nuk u la pa përgjigje nga anëtari i Kryesisë së PD-së.

“Kush po ta djeg Shqipërinë? A i more të gjitha? Tani i morët zgjedhjet, i bëtë të gjitha vetë dhe ktheheni akoma pas 100 vjetësh, fajin e ka Saliu. T’ju vijë turp”, tha Tomor Alizoti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.