Alo,kam vrarë gruan”, shqiptari e masakroi me thikë. Dalin detajet
Nje tjeter krim i rende vjen nga Italia me protagoniste nje shqiptar. Mediat italiane, raportojne se nje shqiptar ka masakruar gruan, nderkohe qe ne shtepi ka qene edhe femija i tyre, nje djale 8-vjec.
‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan time’, kane qene fjalet e tij ne telefon per policine italiane.
Sipas policisë italiane gruaja është qëlluar për vdekje me thikë mëngjesin e sotëm në shtëpinë ku jetonte së bashku me burrin dhe më fëmijën 8-vjec.
Burri pasi e kishte vrarë ka telefonuar në polici ku ka treguar për krimin. Sipas hetimeve të para, burri prej disa muajsh nuk punonte dhe ishte gruaja ajo që kujdesej për familjen.
Në shtëpi në kohën e krimit, rreth orës 09:00, ishte edhe djali i tyre 8-vjecar. Pasi telefonoi për krimin, burri. 37-vjecar, nuk tentoi të arratisej. Ai ka pritur sa të mbërrinin karabinierët.
Kur mbërriti policia burri u gjet afër gruas së gjakosur. Ajo ishte 30-vjec dhe mes çiftit flitet se kishte debate së fundi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



