E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Dumani i lë ‘dopio gjashtën’ në dorë Ilir Prodës
Politikë

Altin Dumani i lë ‘dopio gjashtën’ në dorë Ilir Prodës

I faturon arrestimin e Ilir Metës

Gjatë seancës në Kuvend, një nga pyetjet që iu drejtua kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhej me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta. Deputeti Tedi Blushi e pyeti Dumani pse SPAK nuk e përfshiu BKH-në dhe la dorë të lirë Policisë së Shtetit për ekzekutimin e masës.

Në përgjigjen e tij, Dumani theksoi se ekzekutimi i masave të sigurimit është përgjegjësi e Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit është përgjegjëse për ekzekutimin e masave të sigurimit. E thashë edhe më parë gjatë përgjigjeve ndaj disa deputetëve”, u shpreh kreu i SPAK.

Ndërsa lidhur me kalimin e dosjes së arrestimit të Metës nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës, Dumani sqaroi se kjo është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.

“Është e qartë dhe taksative që ne nuk mund ta hetojmë këtë veprë penale. Subjektet e veprës penale nuk janë brenda kompetencës së SPAK”, – tha ai.

Mënyra e arrestimit të ish-Presidentit ka shkaktuar debate të forta, pasi Meta u nxorr forcërisht nga automjeti me të cilin po udhëtonte. Rreth tre javë pas marrjes së detyrës nga Ilir Proda, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka pasur reagime edhe nga Avokati i Popullit, i cili ka kryer një hetim mbi respektimin e kompetencave nga Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.