Altin Dumani ngre akuzat sot në Gjykatë, për masa e sigurisë për Dervishajn dhe Meçen
Nis në Gjykatën e Posaçme seanca për komunikimin e masës së sigurisë per Plarent Dervishaj dhe Julan Mecen që u sollën dje nga Dubai ne Tiranës ne kuadër të një aksioni sekret policor permes dëbimit. Të dy të shumëkërkuarit strehoheshin në Dubai.
Ne seancë akuza po perfaqësohet nga kreu i SPAK Altin Dumani. Dervishaj akuzohet si kreu i grupit kriminal që realizoi atentatin e nëntorit 2019 ku mbeti I vrarë Andi Maloku dhe u plagosën ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoj dhe Aleksander Laho i njohur si Rrumi. Në këtë ngjarje dyshohet të jetë perfshirë dhe Julian Mece. Ndaj Dervishajt është ngritur akuzë dhe per trafik kokaine, ndërsa po gjykohet nga GJKKO per vrasjen e Klodian Saliut në 2005 në Durrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



