Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut
Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK-ut me 5 vota.
Dy kandidatët e tjerë, përkatësisht Edvin Kondili ka marrë 4 vota dhe Adnan Xholi 1 votë.
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kreun e ri të SPAK-ut zgjati për më shumë se 5 orë.
Të pranishëm që nga mëngjesi në KLP ka qenë një përfaqësi e ambasadës amerikane, përfaqësues të Opdat, dhe të Komisionit Europian.
Dumani është zgjedhur në vend të Arben Krajës, pasi këtij të fundit i mbaroi mandati. Kreu i ri i SPAK-ut është cilësuar si kandidati i preferuar i ambasadës amerikane
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



