E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Goxhaj i tregon peshkun e madh Lu-së
Lajme

Altin Goxhaj i tregon peshkun e madh Lu-së

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në ‘Fax News’, ka deklaruar se kreu i Komisionit të Shoqërisë Civile Andi Dobrushi ka falsifikuar dokumente të shtetit për kandidatët e KLP-së, sipas tij ata nuk kanë 5 vjet vjetërsi pune por dokumentet zyrtare janë falsifikuar nga Andi Dobrushi i cili synon që ti japë Edi Ramës kontrollin mbi KLP-në.

Ai tha se Andi Murataj, kandidati që ka paraqitur Andi Dobrushi për anëtarë të KLP-së nuk i ka 5 vite vjetërsie pune, duke shtuar se Andi Murataj paguhet nga Andi Dobrushi në Komitetin e Helsinkit.  Por edhe kandidatja tjetër që paraqitet sikur ka 5 vite pune dhe ka paguar sigurime shoqërore nuk i plotëson kriteret sepse sipas tij në dokumentin e çuar Kuvendit nuk tregohet se në cilat OJF ka punuar.

“I kam sjellë një peshk shumë të madh Donald Lu-së, Andi Dobrushi, kryetarë i Komisionit të Shoqërisë Civile, që do të zgjidhte përfaqësuesin e KLP-së që të mos zgjidhej nga Edi Rama. Kam deokumetar e fasfikimit të të dhënëve të dosjes së KLP-së të Andi Dobrushit. Peshku i madh quhet Andi Dobrushi.

Unë do ju ciltoj nene 152, përcaktohet se sa viti duhet të ketë eksperiencë angazhimi përfaqësuesi I KLP-së, dhe përcaktohet qartë që të jenë të angazhuar për të paktën 5 vjet në një organizatë të Shoqërisë Civile, për drejtësinë.

Personi që i plotëson dokumentet dhe kriteret sipas këtyre është Andi Murataj dhe ky emër i dorëzohet Parlamentit, sipas këtyre dokumenteve që kam sjellë këtu ka një dokument të vitit 2014, është një shkrim për Andi Murataj  ku ai rezulton avokat i shtetit, pra para 3-4 vjet paska qenë avokat i shtetit, mua më doli që Andi murataj është në konflikt interesi, është një person që paguhet nga Andi Dobrushi në Komitetin e Helsinkit, pra Andi njeh Andin. Andi Dobrushi ka falsifikuar  dokumentin zyrtarë shtetëror të dosjes së KLP-së”, tha Goxhaj.

Goxhaj tha se do ta kallëzojë në Prokurori Andi Dobrushin për falsifikim dokumentesh, ai tha gjithashtu se edhe kandidatja Entela Baçi nuk i plotëson kriteret.

“Entela Baci, pretendon se ka 5 vjet që paguan sigurime shoqërorem, tatim mbi të ardhurat, në një OJF. Por dosja që i është çuar Parlamentit nuk tregon asgjë, as librezën e punës nuk ka por as se në cilat OJF ka punuar”, tha Goxhaj, i cili shtoi se vete njerëzit e Sorosit i bënë kriteret të vështira ndërsa tani ankohen se kriteret janë të vështira.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.