Altin Goxhaj mbledh 38 firma të deputetëve të opozitës
Avokati Altin Goxhaj ka dërguar sot 38 firma deputetësh të opozitës dhe është zyrtarisht kandidat për Avokat i Popullit. Ai shkruan se 38 Deputetët e Opozitës treguan këtë muaj që bashkohen tek kandidatura e Goxhajt dhe besojn që në Shtator 2022 do të vendosë Rilindjen dhe Mafien Soros në hall të madh për të shkelur ligjin.
Postimi i tij:
Sot dorëzova nënshkrimet e 38 deputetëve të Opozitës nga PD (nga Sali Berisha tek Dhurata Çupi, nga Tomorr Alizoti tek Sajmir Koreshi, dmth i gjithë spektri i PD), nga LSI, PDIU, LZHK dhe PR.
Kushti Ligjor për të kandiduar është 28 firma deputetësh por unë dorëzova plot 38
38 Deputetët e Opozitës treguan këtë muaj që bashkohen tek kandidatura ime dhe besojmë që në Shtator 2022 do të vendosim Rilindjen dhe Mafien Soros në hall të madh për të shkelur ligjin që të mos më japin mua vulën e Avokatit të Popullit të tmerruar për raportet në anglisht që do të dërgoja në të gjitha kancelaritë, parlamentet dhe institucionet e të drejtave të njeriut në Europë dhe SHBA për Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë.
Dhe plot arsye të tjera për atë ç’ka do i garantoja mbrojtje radikale dhe efektive çdo shqiptari nga represioni çubrilloviçian i Rilindjes për ti detyruar shqiptarët të braktisin Shqipërinë dhe të enden pa atdhe nëpër rrugët e botës të pashpresë!
Në fakt deri në Shtator besoj se do të kem edhe 10 nënshkrime më shumë 🙂 Kujtoj se ky është rasti i parë në 1 vit që deputetët e Opozitës bien dakort për diçka në këto përmasa 🙂
Falënderoj për mbështetjen të gjithë deputetët e Opozitës (dhe sdms Kryetarët e partive parlamentare) dhe në mënyrë të veçantë ekipin mbështetës në kandidimin tim Aulon Kalaja, Ilirjana Kucana, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Edvin Kulluri, Edith Harxhi, Andrea Bregu, Ledian Bardhi, etj.
Tani gjithshka është në dorë të politikës 🙂
Ja dokumenti dhe lista e deputetëve që paraqitën mbështetjen për kandidaturën time për Kandidat Zyrtar për Avokat i Popullit 🙂
Drejtuar:
Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dërgon:
Altin Goxhaj, kandidat për Avokatin e Popullit
Lënda:
Paraqitja e mbështetjes me shkrim të 38 deputetëve të Opozitës në Kuvendin e Shqipërisë në zbatim të “Nenit 9” “pika 5)” të Ligjit për Avokatin e Popullit
Përmbajtja e dokumentacionit:
14 fletë (2 fletë shpjeguese dhe 12 fletë me nënshkrimet e 38 deputetëve të Opozitës)
Baza Ligjore:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë
Ligji për Avokatin e Popullit
Kodi i Proçedurës Administrative
Të nderuara Zonja dhe Zotërinj,
Ju paraqes listën e mbështetjes me shkrim të 38 deputetëve të Opozitës së Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të “Nenit 9” “pika 5)” të Ligjit për Avokatin e Popullit, dhe bashkëngjitur janë nënshkrimet dhe emrat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas rendit të deklaratave dhe radhës së nënshkrimeve paraqitur në fletët bashkëngjitur (nuk janë sipas datave të firmosjes):
Luçiano Boçi – PDSH / fq. 1
Flamur Noka – PDSH / fq. 1
Albana Vokshi – PDSH / fq. 1
Sali Berisha – PDSH / f fq. 1
Isuf Çelaj – PDSH / fq. 1
Bujar Leskaj – PDSH / fq. 1
Luan Baçi – PDSH / fq. 1
Edmond Spaho – PDSH / fq. 1
Kasëm Mahmutaj – PDSH / fq. 1
Elda Hoti – PDSH / fq. 1
Tritan Shehu – PDSH / fq. 1
Agron Shehaj – PDSH / fq. 1
Edi Paloka – PDSH / fq. 1
Ilda Dhori – PDSH / fq. 2
Eralda Bano – PDSH / fq. 2
Saimir Korreshi – PDSH / fq. 2
Ramadan Likaj – PDSH / fq. 2
Xhelal Mziu – PDSH / fq. 2
Zef Hila – PDSH / fq. 2
Lindita Metaliaj – PDSH / fq. 2
Dashnor Sula – PDSH / fq. 2
Lefter Gështenja – PDSH / fq. 2
Zheni Gjergji – PDSH / fq. 2
Kastriot Piroli – PDSH / fq. 2
Andia Ulliri – PDSH / fq. 2
Dhurata Çupi – PDSH / fq. 2
Greta Bardeli – PDSH / fq. 2
Emilja Koliqi – PDSH / fq. 2
Tomor Alizoti – PDSH / fq. 3
Ina Zhupa – PDSH / fq. 4
Flamur Hoxha – PDSH / fq. 5
Monika Kryemadhi – LSI / fq. 6
Petrit Vasili – LSI / fq. 7
Agron Çelaj – LSI / fq. 8
Shpëtim Idrizi – PDIU / fq. 9
Mesila Doda – PDIU / fq. 10
Dashamir Shehi – LZHK / fq. 11
Fatmir Mediu – PRSH / fq. 12
Me respekt
Altin Goxhaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



