Ambasada Amerikane: Kujtesë, katër persona në Shqipëri janë ‘non grata’
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratës në Twitter të diplomates Yuri Kim, e cila kishte disa pyetje direkte për kandidatët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?”, shkruante në reagimin e saj Yuri Kim.
“Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, ishte komenti i ambasadores Yuri Kim.
Ndërkohë ambasada amerikane në një tjetër postim në Twitter kujton se deri më tani SHBA ka shpallur katër persona në Shqipëri “non grata”.
“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



