Ambasada e SHBA mbështet Dumanin dhe SPAK
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka mbështetur kreun e SPAK Altin Dumanin dhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër korrupsionit, ku së fundi janë lëshuar urdhër-arreste për aferën e inceneratorit të Tiranës.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Winser, është shprehur se, Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër korrupsionit.
Winser, gjatë një interviste, thotë se, Shqipëria ka mbështetje në Reformën në Drejtësi.
“Shqipëria ka përparime në luftën kundër korrupsionit. Të bëhet e qartë se askush nuk është mbi ligjin. SHBA mbështet përpjekjet tuaja kundër korrupsionit. Shqipëria ka mbështetje për Reformën në Drejtësi. Krimi i organizuar pengon zhvillimin ekonomik. Të zgjedhurit të punojnë për njerëzit”, është shprehur Winser
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



