E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorët që do të kthehen deri në qershor
Lajme

Ambasadorët që do të kthehen deri në qershor

Në qershor të këtij viti në Kosovë pritet të kthehen nëntë ambasadorë nga vendet ku kanë shërbyer deri më tani. Ministria e Jashtme tashmë ua ka dërguar dekretin për kthim.

Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile ankohen se ambasadat kosovare janë shndërruar në çerdhe për rehatimin e militantëve politikë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ), e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e ka dërguar dekretin për kthimin e nëntë ambasadorëve kosovarë nga shtetet ku kanë shërbyer deri më tani, përderisa kthimi i tyre pritet të ndodhë në qershor të këtij viti.

Gazeta Zëri ka mësuar se dekreti për kthim në Kosovë tashmë u është dërguar: ambasadorit të Kosovës në Britaninë e Madhe Lirim Greiçevcit, Shpend Kallabës, ambasador në Bullgari, Sabri Kiqmarit, ambasador në Australi, Valdet Sadiku, diplomat në Serbi, Nexhmi Rexhepit, ambasador në Slloveni, Vjosa Dobrunës, ambasadore në Holandë, Avni Spahiut, ambasador në Turqi, Rexhep Bojës, ambasador në Arabinë Saudite, si dhe Edon Canës, konsull i Kosovës në Strazburg.

Pas kthimit të ambasadorëve zyrtarë për informim në MPJ thonë se postet vakante të diplomatëve kosovarë në këto shtete do të plotësohen, duke marrë parasysh legjislacionin aktual në fuqi dhe procedurat e përcaktuara në të.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.