E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori gjerman në OKB: Serbia të njohë Kosovën
Bota

Ambasadori gjerman në OKB: Serbia të njohë Kosovën

Siç thotë ai, i duket se fjalimi i tij është “kopjim i teksteve të mëparshme” dhe në lidhje me politikën e mos njohjes së pavarësisë të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë”.

“Unë jam i befasuar nga kjo politikë e përpjekjes për të tërhequr njohjen. Miqtë tanë serbë janë duke qëlluar veten në këmbë, sepse nëse ata duan t’i bashkohen me BE-së, ata duhet të punojnë në njohjen dhe ta njohin vet (Kosovën)”, tha ambasadori gjerman, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se fjalimi i Daçiqit dukej si “kopi paste” pasi që përfaqësuesit e Serbisë flasin shumë për krimet e shqiptarëve dhe kurrë nuk kanë dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si, spastrimi etnik dhe dëbimin masiv.

Ndryshe, Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po e përfaqëson ambasadorja e vendit tonë në SHBA, Vlora Çitaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.