E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori gjerman tregon kushtin dhe vendos afat: Ajo që duhet përmbushur….
Publik News

Ambasadori gjerman tregon kushtin dhe vendos afat: Ajo që duhet përmbushur….

Për ambasadën gjermane në Tiranë, dakordësia e Këshillit Politik për elemente të Reformës Zgjedhore është një “nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, ambasadori gjerman Peter Zingraf thotë se gjithashtu e rëndësishme eshte zbatimi i asaj që është arritur me marrëveshje.

Sipas ambasadorit, Gjermania ka në vëmendje “në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”.

“Këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.“

Deklarata e plotë:

“Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit.

Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.

Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.“

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.