E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori gjerman Zingraf: Topi vazhdon ende në fushën e palës shqiptare
Publik News

Ambasadori gjerman Zingraf: Topi vazhdon ende në fushën e palës shqiptare

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf thotë se e gëzon fakti që aktorët e politikës shqiptare kanë gjetur një konsensus të parë lidhur me Kodin Zgjedhor.

Në një intervistë Deutsche welle, Zingraf është shprehur se tashmë është koha ecet përpara me reformat e dakordësuara mes palëve. Sipas Ambasadorit, funksionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe i Gjykatës Kushtetuese janë ndër hapat më të rëndësishëm dhe esencial për vendin, si dhe bëjnë pjesë në grupin e kushteve që duhet të përmbushen nga Shqipëria përpara realizimit të Knferencës së Parë të Anëtarësimit.

Një pjesë nga intervista e Ambasadorit Zingraf për DW:

DW: Z. Ambasador. a mendoni se Shqipëria po i përgjigjet si duhet dhe në kohë kryerjes së disa reformave prioritare, të kërkuara nga BE-ja dhe Bundestag-u gjerman para Konferencës së Parë Ndërqeveritare të BE, që të meritojë fillimin konkret të negociatave të hyrjes në BE?

Peter Zingraf: Më gëzon fakti që aktorët e politikës shqiptare kanë gjetur një konsensus të parë lidhur me Kodin Zgjedhor. Tani fjala është të bëhet përpara me zbatimin e masave të dakordësuara. Krahas reformës zgjedhore një element i rëndësishëm në këndvështrimin gjerman është funksionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe i Gjykatës Kushtetuese, që janë esenciale për vendin dhe bëjnë pjesë në grupin e kushteve që duhet të përmbushen përpara realizimit të Knferencës së Parë të Anëtarësimit. Uroj që në këtë drejtim të bëhet progres i shpejtë. Thënë shkurt, topi aktualisht vazhdon të jetë ende në fushën e palës shqiptare.

DW: Çfarë mendoni për Reformën Zgjedhore? Për fat të keq administrimi i procesit zgjedhor mbeti politik. Një nga rekomandimet kryesore  të OSBE /ODIHR-it nuk u zbatua dhe u shty të zbatohet në proceset zgjedhore  pas 2021.

Peter Zingraf: Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore ishte një shenjë nxitjeje dhe inkurajimi në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Zbatimi i dakordësisë dhe debatet për ndryshime të mëtejshme në fakt nuk janë përmbyllur, ato vijojnë ende. E rëndësishme këtu është që rekomandimet e OSBE/ODIHR të shihen si linja orientuese. Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara.

DW: Çfarë mendoni për procesin e emërimeve të Gjykatësve Kushtetues? Që prej më shumë se dy vitesh në Shqipëri nuk funksionon as Gjykata Kushtetuese, as Gjykata e Lartë

Peter Zingraf: Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të gjykatësve kushtetues, në fakt është kompleks. Por ai është një proces i rëndësishëm dhe i duhuri, pasi Gjykata e ardhshme Kushtetuese do të duhet të vendosë për çështje të rëndësishme dhe autoritetin për këtë mund ta ketë vetëm një trupë e pavarur vendimmarrëse. Rrugën e tregon opinioni i Komisionit të Venecias: Institucionet e drejtësisë dhe ato kushtetuese të përfshira në këtë proces duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në mënyrë që së shpejti të shënohet progres.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.