E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori Gonzato: SPAK ka krijuar një strukturë solide, por lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim të gjerë
Lajme

Ambasadori Gonzato: SPAK ka krijuar një strukturë solide, por lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim të gjerë

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca Gonzato, gjatë konferencës për 5-vjetorin e krijimit të SPAK, vlerësoi institucionin si një shtyllë të rëndësishme të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

“Është kënaqësi që u bashkohem në festimet e 5-vjetorit të SPAK. Kjo javë ka qenë e mirë, filloi me hapjen e grupkapitullit të pestë të negociatave, i ndjekur nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë që sot festojmë një element kaq të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, që bëri të mundur fillimin e negociatave,” tha Gonzato.

Sfida dhe arritje

Ambasadori vuri në dukje se SPAK është përballur me vështirësi të shumta që nga fillimi, përfshirë burimet e kufizuara dhe një mjedis të dominuar nga pandëshkueshmëria dhe ndërhyrja politike. Ai përgëzoi institucionin për krijimin e një strukture solide që ka ndikuar në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

“SPAK është përballur me burime të kufizuara në një shtet i cili ka luftuar me kulturën e pandëshkueshmërisë dhe një histori në të cilën politika ka ndërhyrë,” theksoi ai.

Lufta ndaj korrupsionit, një përgjegjësi e përbashkët

Ambasadori Gonzato nënvizoi se SPAK nuk mund të jetë i vetmi institucion përgjegjës për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai bëri thirrje për një angazhim më të gjerë institucional për të forcuar besimin e publikut te drejtësia dhe sundimi i ligjit.

“SPAK nuk është dhe nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky ripërforcim i punës që është bërë do të sjellë edhe më shumë besimin e publikut te sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të tilla,” deklaroi Gonzato.

SPAK, një shtyllë për integrimin evropian

Gonzato lidhur punën e SPAK me përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke e cilësuar institucionin si një element thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

Deklaratat e ambasadorit erdhën në një moment kur Reforma në Drejtësi dhe institucionet si SPAK vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për rolin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.