E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori Soreca bën thirrje të fortë: Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj, të pavarur nga politika dhe presionet e mediave
Publik News

Ambasadori Soreca bën thirrje të fortë: Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj, të pavarur nga politika dhe presionet e mediave

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi soreca ka bërë thirrje për vazhdimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa ka theksuar se këtë reformë mund ta garantojnë vetëm gjyqtarë të rinj të pavarur nga politika dhe presionet e mediave.

Ai ka uruar 277 aplikantët për gjyqtarë dhe këshilltarë, të cilët konkurojnë për 100 vende të lira në Shkollën e Magjistraturës.

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është diçka e shkëlqyer të shohësh shumë të rinj shqiptarë me flamurin shqiptar që dëshirojnë të bëhen ri të drejtësisë.

Ne urojmë gjithë të mirat për aplikantët e sotëm për gjyqtarë dhe këshilltarë, 277 kandidatëve për 100 vende për këtë it të Shkollës së Magjistraturës. Shkolla ka në duar të ardhmen e Reformës në Drejtësi dhe Bashkimin Europian në anën e saj. Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike dhe presionit të mediave”, shkruan soreca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.