Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbërrin në selinë e PD-së, takim me kryedmokratin Basha
Ka nisur takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Diplomatja amerikane ka mbërritur këtë pasdite në selinë e Partisë Demokratike aty ku do të zhvillojë mbledhjen me kreun demokrat.
Vlen për t’u theksuar që ky është takimi i parë mes kryedemokratit dhe ambasadores Kim pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Kujtojmë që ambasadorja Kim kishte kërkuar shkëputjen e PD-së nga ish-lideri historik Sali Berisha.
Në takimin me Lulzim Bashën në fund të muajit qershor ajo u shpreh se forca e parë anti-komuniste në vend, “nuk mund të hajë barë” për interesat e një njeriu të vetëm.
Sali Berisha e konsideroi vendimin e Bashës si cenim të rëndë të sovranitetit të PD-së duke nisur një lëvizje në bazë të quajtur “Foltorja”, ku synon mbledhjen e Kuvendit të partisë dhe mbajtjen e një referendumi ku anëtarët të shprehen për vendimin e Bashës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



