E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak :  “Shtrini kembet sa keni jorganin…”
Lajme

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak : “Shtrini kembet sa keni jorganin…”

Franca i pret hovin Ramës: Shqipëria hap negociatat me BE? Mos ecni më shpejt se …

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak duket se është e qartë në atë që përfaqëson dhe se çfarë kërkon vendi i saj nga Shqipëria.

E ndodhur në Korçë, Vasak ka folur ditën e sotme edhe për faktin se Shqipëria pret që vitin tjetër të hapë negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Duke përmendur një shprehje nga vendi i saj Vasak tha: Mos shkoni më shpejt se muzika.

‘Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Ne presim shumë raporte. ‘Mos shkoni më shpejt se muzika’ është një shprehje franceze.

Është një deshirë e madhe e popullit që të bëhet pjese e BE.

Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi.

Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtesisë në Shqipëri’, ka thënë Vasak.

Deklarata e ambasadores së Francës në Tiranës, vijnë vetëm pak ditë pasi Edi Rama deklaroi në Bruksel se Shqipëria do të hapë negociatat e anëtarësimit në vitin 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.