E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Vlahutin mbron Saimir Tahirin
Lajme

Ambasadorja Vlahutin mbron Saimir Tahirin

Në mbledhjen javore të ambasadorëve të Bashkimit Europian, e cila kryesohet nga Vlahutin, kësaj të fundit i është kërkuar prononcim publik për çështjen Tahiri, por kjo është refuzuar nga shefja e Delegacionit të BE në Tirana me shpjegimin se “ne nuk ndërhyjmë në çështje specifike nën shqyrtim juridik”.
Edhe pse disa ambasadorë nga vende të rëndësishme europiane konsideruan se mosheqja e imunitetit, apo kërcënimi i prokurorisë janë akte politike, znj. Vlahutin këmbënguli për opsionin e heshtjes në rastin Tahiri.
Ndërkohë një diplomat i lartë i ShBA-së dhe Grupi i Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian janë shprehur për këtë rast në favor të heqjes së imunitetit dhe kundër presionit ndaj prokurorisë.
Ish-Europarlamentarja gjermane, Doris Pack, kryetare e Lidhjes së Gruas PPE e kritikoi dje ne ‘Twitter’ heshtjen e Vlahutinit. Ajo tha se mosreagimi ndaj keqbërjes, cënon besueshmërinë e BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.