E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Yuri Kim: Falenderoj KED për kandidatët e kualifikuar
Publik News

Ambasadorja Yuri Kim: Falenderoj KED për kandidatët e kualifikuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu bëri thirrje edhe njëherë Presidentit, Kuvendit dhe institucioneve të drejtësisë të respektojnë afatin e caktuar deri në fund të vitit për bërjen funksionale Gjykatën Kushtetuese.

Diplomatja amerikane falënderoi dhe KED për përzgjedhjen e kandidatëve të duhur për këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

“Është pozitive të shohësh progres për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. Kanë mbetur edhe 6 javë. Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Mirënjohje KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin ndaj popullit të Shqipërisë për drejtësi”, shkruan Yuri Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.