E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Yuri Kim uron Ramën për fitoren dhe vlerëson Bashën: Udhëhoqi një fushatë të fortë!
Publik News

Ambasadorja Yuri Kim uron Ramën për fitoren dhe vlerëson Bashën: Udhëhoqi një fushatë të fortë!

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, uron kryeministrin Edi Rama dhe PS, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Yuri Kim-Ambasadorja-SHBA-30-vjetori

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane falënderon edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas saj, udhëhoqi një fushatë të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë.

“Përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, për udhëheqjen e një fushate të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Duke njohur rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.