Ambicie për kryeministre? Kryemadhi: Ç’e do, kam frikë nga pushteti, shtohen servilët
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se ajo nuk ka aspak ambicie për tu bërë kryeministre. Ajo tha se ka frikë nga pushteti pasi të mban dhe të largon nga njerëzit, ndërkohë që servilët shtohen.
“Nuk kam fare, ç’e do, është pushteti madh, kam frikë nga pushteti, të mban dhe largon nga njerëzit. Rethi që të rrethon apo njerëzit mund të të verbojnë dhe e ke shumë të vështirë që të dalësh. Të shton disa servilë”, tha Kryemadhi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.
E pyetur se çfarë urimi kishte për Ramën Kryemadhi u shpreh se kryeministri duhet të kthjellohet dhe të lërë qeverinë dhe të shpëtojë pasi është i lidhur me krimin.
“Unë I uroj Edi Ramës që ta qartasojë dhe kthjellojë që të shkëputet nga qeveria, tja lërë një socialisti tjetër, që të shkëputet nga bandat”, tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



