E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amerikë/ Situatë alarmante prej uraganeve
Bota

Amerikë/ Situatë alarmante prej uraganeve

Irma, Jose dhe Kati’: 3 uraganë të egër bashkohen dhe i vërsulen Amerikës

Amerika Qendrore dhe shtetet jugore të SHBA-ve janë duke përjetuar një situatë alarmante prej uraganeve. Pa u përllogaritur ende dëmet e uraganit Harvey, drejt SHBA-ve është nisur tashmë nga një uragan edhe më i fuqishëm, “Irma”, i cili ka erëra edhe më të forta se Harvey ndërkohë që gjatë ditës së djeshme goditu fuqishëm Porto Rikon.

Ndërkohë, në zonë kanë aktivitet edhe dy uragane të tjerë, të cilët po i drejtohen Gjirit të Meksikës.

Uragani “Katia” ndodhet tashmë në Meksikë, kurse “Irma” në shtetet e Amerikës Qendore ndërsa uragani tjetër “Jose” është nisur për në Amerikën Qendrore me drejtim Gjirin e Meksikës.

Specialistët shprehen se kjo dukuri, që të ketë tre uragani njëkohësisht në Oqeanin Atlantik nuk ka ndodhur prej shumë vitesh duke dhënë alarmin për ndryshimet drastike të motit.

Uragani Irma ka përhapur shkatërrim në mbarë Karaibet, duke rrënuar ndërtesat dhe duke lënë të paktën shtatë viktima.

Ishulli i vogël i Barbudës zor se mund të banohet më, ndëra St Martin është pothuajse i shkatërruar.

Sipas “Fox News” numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.

Uragani Irma, stuhia më e fuqishme e Atlantikut ka goditur ishujt e Karaibeve, ndërkohë që zyrtarët paralajmërojnë për efekte edhe me katastrofike.

Uragani është shndërruar në një stuhi të kategorisë së pestë, duke u konsideruar nga sinoptikanët si një stuhi “jashtëzakonisht e rrezikshme”, me erëra që arrijnë deri në 250 kilometra në orë. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.