Amnistia fiskale, Pano Soko: Qeveritarët duan të legalizojnë paratë e tyre, po fshehin korrupsionin
Eksperti i ekonomisë Pano Soko komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv draftin për amnistinë fiskale. Soko deklaroi se rekomandimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta për të rizgjuar ekonominë shqiptare.
Sa i përket draftit të qeverisë për amnistinë fiskale, Soko tha se qeveria po e bën për të mbrojtur të ardhurat e veta, dhe jo për emigrantët. Ndër të tjera ai tha se qeveria po vret të vetmen rrugë të sigurt për të kapur korrupsionin.
“Propozimet e tyre synojnë sjelljen e sa më shumë investitorëve në Shqipëri. Qeveria ka priroritete të tjera, drafti që duan të kalojnë.
Me këtë draftin po mundohen të mbyllin të gjitha shtigjet që nesër të përgjigjen ligjërisht për pasuritë kanë krijuar. E bëjnë vetëm për veten e tyre, jo për emigrantët.
Nëse përmendim Arben Ahmetajn apo Gjiknurin, edhe gjen edhe nuk gjen prova, ti di që ai ka para.
Kur legalizojnë këta paratë e tyre, e bëjnë pa e vrarë mendjen se ju hyn gjemb në këmbë. Po godasin të vetmen rrugë për të kapur korrupsionin.”-tha Soko.
Ish-drejtotsha e tatimeve, Shehaj: Shqipëria kthehet në lavatriçe të madhe…Rama do të marri mandatin e katërt
Shehaj ka theksuar se kjo është mënyra se si Rama do të marri mandatin e katërt duke e kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të madhe të parave të pista.
Shehaj: Kjo është forma që këta kanë zgjedhur që ta kthejnë Shqipërinë në një parajsë fiskale në zemër të Europës, të legalizojnë paratë dhe është e thjeshtë historia. Këta duan të legalizojnë paratë e tyre dhe paratë e drogës në këtë vend.
Përveç se janë në hall të madh se sot Shqipëria është kthyer në lavatriçe të madhe dhe tashmë do fillojnë të vriten me njëri tjetrin për këto paratë që kanë futur te njëri tjetri.
Kjo është mënyra se si do të fitojnë mandatin e katërt. I pe ovacionet e çuanve të Londrës. Janë zgjedhjet lokale vitin tjetër, është mandati i katërt për tu marë. Duhet ti bind të gjithë se nesër nuk shpëton.
Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj komentoi draftin për amnistinë fiskale.
Eksperti është i mendimit se Rama në Shqipëri ka shumë para të pisëta që janë paratë e qytetarëve, janë abuzuar dhe vjedhur dhe tashmë këto para duhet të legalizohen.
Ndër të tjera Danaj tha se qeveria po kërkon të legalizojë paratë të pajustifikueshme, të zhvatura ndaj qytetarëve.
“Kryeministri në Shqipëri ka para jo ligjore, evazion fiskal, paratë e qytetarëve, abuzuar, janë vjedhur, këto duhet të legalizohen diku.
Kemi politikanë me biznese dhe nuk dinë tani, kur mund të kenë të ardhura më shumë se rrogat e tyre, ju duhet një ligj për t’i justifikuar.
Institucionet europiane janë kundër kësaj, vetë Amerika është kundër kësaj.”-tha Danaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Ish-drejtotsha e tatimeve, Shehaj: Shqipëria kthehet në lavatriçe të madhe…Rama do të marri mandatin e katërt


