E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amnistia ‘nderon’ edhe pastruesen e ish-zyrtares së Ahmetajt
Lajme

Amnistia ‘nderon’ edhe pastruesen e ish-zyrtares së Ahmetajt

Lirohet edhe Erisa Fero

Zbatimi i ligjit për amnistinë penale nis këtë të enjte, duke përfshirë mbi 1,300 të dënuar në të gjithë vendin, ndërsa 541 prej tyre përfitojnë lirim të menjëhershëm.

Mes emrave më të njohur që përfitojnë nga kjo amnisti janë Rozeta Dobi dhe Erisa Fero, të përfshira në çështje që kanë tërhequr vëmendje të madhe publike.

Rozeta Dobi, ish-sanitarja e Alda Klosit, u arrestua në janar të vitit 2023 bashkë me djalin e saj, Havier Dobi, për vjedhjen e banesës së ish-zyrtares në rrugën “e Kosovarëve” në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia sekuestroi shuma të mëdha parash në euro, dollarë dhe lekë, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Në një kontroll të dytë u zbuluan edhe 404,800 euro dhe 8,500 dollarë të fshehura. Dobi ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

Ndërkohë, Erisa Fero, ish-specialiste në AKSHI, u arrestua në dhjetor të vitit 2022 pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, teksa transportonte 58 kilogramë kanabis. Sipas hetimeve, ajo dyshohej si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës që operonte nga Shkodra drejt Pogradecit dhe më tej jashtë vendit. Emri i saj ishte bërë i njohur edhe më parë, pasi ishte kallëzuar nga KQZ për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Amnistia pritet të ndikojë ndjeshëm në uljen e numrit të të dënuarve në institucionet e vuajtjes së dënimit, ndërsa autoritetet theksojnë se ajo synon gjithashtu të lehtësojë riintegrimin e tyre në shoqëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.