E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMP arreston punonjësin e gardës, veprat penale që rëndojnë mbi të
Lajme

AMP arreston punonjësin e gardës, veprat penale që rëndojnë mbi të

Pas dhunës në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, AMP ka arretsuar punonjësin e gardës.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar punonjësin e Gardës Inspektor E.I., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Arrestimi u bë i mundur pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4 në lidhje me ngjarjen e datës 09/02/2025, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ka patur përplasje të dhunshme mes tifozëve, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime fizike të disa personave në stadium, përfshirë edhe një punonjës të sigurisë së stadiumit edhe një punonjësi policie”, njofton AMP.

Gjatë procesit të hyrjes së tifozëve dhe para fillimit të ndeshjes, u shënuan disa incidente mes dy tifozerive, të cilat kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të policisë për neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Ndeshja u zhvillua pa incidente gjatë lojës, megjithatë, për shkak të tensioneve të krijuara më herët, u identifikuan disa shtetas të përfshirë në akte dhune, të cilët u shoqëruan nga policia në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë private (SHPSF).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.