E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMP hetim disa efektivëve që u merrnin para qytetarëve, mes tyre 2 të Forcave Shqiponja
Lajme

AMP hetim disa efektivëve që u merrnin para qytetarëve, mes tyre 2 të Forcave Shqiponja

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë nën hetim disa efektivë për mitdhënie

Mësohet se AMP ka ndërmarrë gjatë mbrëmjen së të dielës disa aksione ku në hetim ishin disa efektivë, mes tyre dy të Forcave Shqiponja.

Dyshohet se këta efektivë i merrnin para qytetarëve që ndalonim, për të mos i arrestuar.

Gjithashtu aksioni është ndërmarrë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një aksion mbrëmjen e djeshme për të goditur raste të mitdhënies në Policinë e Shtetit. Burime nga AMP bëjnë të ditur se nën hetim kanë qenë disa efektivë (të paktën 2 prej tyre), të Forcave Shqiponja në Tiranë. Dyshohet se këta efektivë merrnin shuma monetare nga qytetarë që ndalonim për favore ( për t’mos i kapur apo arrestuar ) . Po ashtu aksioni ka qenë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.