E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ançeloti arrin marrëveshjen për të drejtuar Brazilin
Lajme

Ançeloti arrin marrëveshjen për të drejtuar Brazilin

Një lajm i bujshëm vjen nga Brazili ku bëjnë të ditur se Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ardhshëm i “seleçaos”. “Globo TV’ ka konfirmuar nga burime pranë Federatës Braziliane se është arritur akordi me trajnerin e Real Madrid.

Ançeloti ndiqej prej kohësh nga Brazili, por plani i klubit spanjoll dhe vetë teknikut ishte që të mos ndanin rrugët pa mbyllur kontratën e cila përfundon në vitin 2024. Një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë pasi emërimi i Ançelotit në pankinën e Brazilit do të jetë pikërisht në qershorin e vitit 2024, kur i mbaron marrëveshja me madrilenët.

Ky ka qenë kushti i vetëm që i ka vendosur trajneri, i cili do të qëndrojë në drejtimi e Realit dhe vetëm vitin e ardhshëm do të ulet në pankinën e ”Seleçao”, për të tentuar kualifikimin në Botërorin 2026, padyshim me synimin për ta fituar atë. Deri në fillimin e punës se italianit, Brazilin pritet ta drejtojë një trajner i përkohshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.