E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bejtja bën deklaratën e fortë: Baton Haxhiu duhet të…
Publik News

Andi Bejtja bën deklaratën e fortë: Baton Haxhiu duhet të…

Gazetari Andi Bejtja ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. I ftuar në emisionin “Opinion, teksa diskutojnë në lidhje me standartet e zgjedhjeve të 30 qershorit, Bejtja është shprehur se Baton Haxhiu duhet shpallur non grata.

Debati në emisionin “Opinion” në TV Klan po zhvillohej në lidhje me historikun e vjedhjes së votave ndër vite në Shqipëri.

Për gazetarin Andi Bejtja s’mund të mbrohet vjedhja e votave në përgjimet e publikuara nga “Bild” apo kriminelët e përgjuar aty.

Në lidhje më këtë shqetësim të Bejtjes, Haxhiu iu përgjigj se kishte deklaruar se kriminelët që dëgjohen në përgjime, ai i konsideron kriminelë dhe që me ta duhet të merret drejtësia.

Megjithatë, sipas tij, si kriminelë të votave duhen trajtuar edhe ata me kollare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.