Andi Bejtja: Hiq njeherë damkën e Shqiponjës që dehet nga marijuana dhe krijo Ministrinë e Thithjes së Investimeve të Huaja
Andi Bejtja
Ambasadoret dhe invenstimet !
Kam takuar shumë ambasadorë shqiptare nëpër vite, dhe shumë aktive dhe inekzistentë…
Te gjithë pak a shumë kanë patur një fjali në gojë; e pranova këë detyrë, madje këtë sakrificë, për hir të kalamajve, të bëjnë shkollën falas, të sistemohen….se më këtë rrogë e me këto buxhete, as bën dot diplomaci, as jeton dot si ambasador….
Ej të jemi të sinqertë me ato rroga ambasadorët tanë vetëm mund te punojnë nëpër portalet shqiptare..
Nuk I kthejne dot te qerasmen as ambasadorit te Kosovës, le më ambasadorit të vendit fqinj.
Këshu që t’i kërkosh ambasadorëve shqiptarë të thithin investime të huaja në këto kushte është si t’i kërkosh UFOs të kalojë nga fshati yt.
Ndaj bë njëhere vetë detyrat e shtëpisë: ul taksën e investimeve të huaja që e ngrite kur e uli gjithë rajoni: hiq njëherë damkën e Shqiponjës që dehet nga marijuana; dhe lëre njëherë Ministrinë e Rinisë dhe të Gruas, apo qoftë dhe të Diasporës; krijo Ministrinë e Thithjes së Investimeve të Huaja, për të shkuar më pas te reforma në diplomaci…që ne fakt akoma nuk e ka bërë njeri në këto 27 vjet dhe që gjithsesi nuk ka pse të filloje me fyerje…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



