Andi Lila mbështetje Bashës:Sfida e vërtetë sapo ka nisur
Andi Lila Koordinatori për Sportin në Partinë Demokratike, ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Lila shkruan në Instagram, se dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, që u shkaktuan nga manipulimi i votave.
Andi Lila shkruan se sfida e vërtetë sapo ka nisur dhe se Partia Demokratike, me në krye Lulzim Bashën do t’ia dalin, duke u përballuar me manipulatorët…
Ne u sollëm si europiane, por u shpërblyem si në mesjetën barbare. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë”, shkruan Kordinatori i Sportit në PD, Andi Lila.
Ja postimi i plotë i Andi Lilës
Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit, kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund. Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare. Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shpërblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë.Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim. @lulzimbasha @pdshqiperi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



