Anëtarja e KPA-së me mesatare 5.9
Lidhjet familjare me krimin, vëllezërit me histori droge dhe trafiqesh
Ka gjykuar dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë për aftësitë profesionale dhe lidhjet me krimin, por vetë e ka mesataren e juridikut 5.9 si dhe rezulton me lidhje të shumëfishta me krimin.
Natasha Mulaj është regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1990 dhe është diplomuar në vitin 1996, pra dy vite me vonesë për shkak të ngeljes në provime. Mesatarja e notave të Natasha Mulajt rezulton 5.9. Me një mesatare të tillë sot nuk pranohesh në fakultet, jo më të gjykosh gjyqtarët dhe prokurorët.
Siç duket nga ky dokument, shumicën e lëndëve Natasha Mulaj i ka marrë me notën kaluese 5, çka tregon për një nxënëse të dobët. Çuditërisht, Mulaj u zgjodh fillimisht kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku shumica e anëtarëve ishin profesorë, me tituj shkencor dhe botime. Megjithatë, Natasha Mulaj nuk është vetëm. Ajo ka shoqe në kupolën e shtetit. 5.9 e ka mesataren e arsimit të lartë edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Sa i takon lidhjeve me krimin, vështirë të gjesh një personazh tjetër në drejtësi me lidhje më të shumta familjare me krimin se sa Natasha Mulaj.
Në vitin 1994, vëllai i saj Ilir Mulaj, ka vrarë në Tropojë, shtetasin Zeqë Neza, duke u dënuar 23 vite burg në mungesë, ndërkohë që krimin ka tentuar ta fshehë duke zhdukur provat, vëllai tjetër Vladimir Mulaj, ish-oficer i policisë kriminale në Tropojë. Ilir Mulaj i shpëtoi drejtësisë.
Bashkëshorti i Natashës, Sokol Haklaj, ka qenë pjesë e grupit të Fatmir Haklajt, ku është vrarë në atentat më 22 qershor 1997.
Më 12 shtator 1998, vëllai i saj Vladimir Mulaj, me detyrë shef juridik në PD, Izet Haxhia dhe vjehrri i saj Elez Haklaj, kanë qenë pjesë e skenarit dhe grupit që ekzekutoi Azem Hajdarin. Dy vëllezërit e saj ndërtues Vladimir e Admir Mulaj, në vitin 2016, i kanë grabitur me presion 205 mijë Euro, italianit Silvio Allamandi, administrator i shoqërisë “Inisiativa Hidroelektrike Shqiptare” sh.p.k (HEC-Bushtrica).
Mesnatën e 1 janarit 2019, në vilën e vëllait ndërtues Vladimir Mulaj, u vendos eksploziv. Në 9 dhjetor 2019, ndërtuesi Admir Mulaj, vëlla i komisioneres Natasha Mulaj, u denoncua në prokurori nga bosi i drogës Eduard Dauti për skemë mashtrimi 241 mijë Euro blerje apartamenti, firmosur nga Natasha Mulaj, si ish-menaxhere e firmës. Më 21 shkurt 2020, së bashku me ortakun e Geron Xhafës në trafikimin e drogës, Gramoz Murataj; është arrestuar e lënë në burg për lojëra fati të paligjshme në Tiranë edhe Elvis Mulaj, vëllai komisioneres së Vetingut, Natasha Mulaj.
Vetë Natasha Mulaj është e skeduar për mashtrime financiare me kredi bankare dhe për fshehje-falsifikim të sigurimeve shoqërore të punonjësve; kur punonte në bizneset e ndërtimit të vëllezërve të saj, Vladimir e Admir Mulaj.
Në janar të vitit 2021, vëllai i Natasha Mulaj u plagos me thikë në zonën e Farkës. Mulaj nuk pranoi të bashkëpunonte me policinë për të indentifikuar autorin e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



