E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anija  e fundosur me kimikate, masakra më e madhe mjedisore
Publik News

Anija e fundosur me kimikate, masakra më e madhe mjedisore

Anija e mallrave e ngarkuar me kimikate është duke u përmbytur në brigjet e Sri Lanka.

Anija

Mediat shkruajnë se mbytja e saj mund të jetë një nga katastrofat mjedisore më të mëdha që ka përjetuar planeti ynë.

X-Press Pearl i regjistruar në Singapor kishte qenë i përfshirë nga flakët për gati dy javë.

Qindra ton naftë të cilat ndodhen në bord do të rrjedhin në det, duke shkatërruar jetën detare aty pranë.

Sri Lanka dhe marina indiane punuan së bashku për disa ditë me idenë se mund të arrinin në shuarjen e flakëve dhe për rrjedhojë për të shpëtuar anijen nga fundosja.

Por, dallgët dhe erërat e penguan operacionin.

anija e mallrave

Ambientalistja Dr Ajantha Perera i tha BBC se fundosja e saj paraqet “skenarin më të keq mjedisor”.

Pjesa bregdetare afër qytetit të Negombo, disa nga plazhet më të paprekur të vendit, tashmë janë prekur nga ndotja e naftës dhe mbeturinave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.