Anila Basha, Lleshit: Gënjeshtar, policia veproi vetëm pas denoncimit të Berishës
Skandali ku është përfshirë policia me rastin e përdhimit të vajzës 13-vjeçare në Kavajë, ka sjellë reagime të shumta.
Pas reagimit të ministrit Sandër Lleshi, se polica ka bërë të gjitha veprimet, akuza të shumta janë hedhur ndaj tij.
E ftuar në emisionin ‘Opinion’, gazetarja Anila Basha, tha se policia ka marr denoncimin lidhur me abuzimin seksual që i është bërë 13-vjeçares në Kavajë, por nuk ka kryer asnjë veprim.
Pasi ka verifikuar detaje nga ngjarja për të cilën vajza ka kallëzuar, djemtë e akuzuar janë të lirë, tha gazetarja.
Basha është shprehur se institucionet kanë reaguar dhe kanë vepruar, vetëm pas ngjarja u denoncua në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



