Ankand shtetëror në kohë koronavirusi
Në një situatë kur e gjithë Shqipëria është e izoluar për shkak të koronavirusit sot njoftohet se ka dalë në ankand një pronë publike në Divjakë me 3800 metra katrorë.
“Njoftim me shitje në ankand të pronës publike në administrim të Bashkisë Divjakë”, thuhet në njoftimin e shitjes së truallit.
Ankandi për shitjen e kësaj prone shtetërore do të mbahet më 8 prill të këtij viti pranë Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike.
Nga ana tjetër theksojmë se në këtë situatë ku të gjithë janë të izoluar dhe qeveria ka marrë masa drastike për të penguar përhapjen e COVID-19 që ka shënuar 55 të infektuar dhe një viktimë në vendin tonë, nuk dihet se kush është i “interesuari” që do të shkojë në ankand për ta blerë këtë truall.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




