E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ankohet Vuçiç: SHBA dhe BE na bëjnë presion për njohjen e Kosovës
Publik News

Ankohet Vuçiç: SHBA dhe BE na bëjnë presion për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se shteti i tij është nën presion nga Bashkësia Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vucic

“Për ne është e rëndësishme që Serbia të mos jetë nën panik, ne e kemi parandjerë se çfarë është duke ndodhur’’, tha Vuçiç në një interviste televizive, transmetojnë mediat e Kosovës.

‘’Aksioni është i koordinuar. Krejt kjo ndodh në të njëjtën kohë para vizitës së Lajçakut në Beograd, dy javë para vazhdimit të dialogut. Për rastësi nuk besojmë. Kemi pritur presione të fuqishme. Askush nuk do ta korrigjojë Vjosa Osmanin, pa marrë parasysh çfarë flet ajo. Është e nevojshme që Serbia të mbështetet për muri, për shkak të interesave të tyre gjeopolitike, dhe jo vetëm për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Por, edhe për shkak të ndalimit të Serbisë në zhvillim ekonomik’’, u shpreh Vucic.

Kreu i shtetit serb ka hyrë edhe më tepër ne detaje në lidhje me presionet e jashtme. ‘’BE dhe Amerika na venë nën presion, zgjidhja e tyre është njohja e ndërsjellë me Kosovën. Atyre nuk u pengon të na ofendojnë, krijojnë çfarëdo non-papers, e në fund mua më akuzojnë për to’’, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.