E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Antiamerikanë”, Paloka-Ulsi Manjës: Qeveri antishqiptare
Lajme

“Antiamerikanë”, Paloka-Ulsi Manjës: Qeveri antishqiptare

Edi Paloka, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me anë të një postimi në Facebook i është përgjigjur pak minuta më parë kreut të komisionit të Ligjeve, deputetit socialist Ulsi Manja.

Në kohën që opozitarët braktisën komisionin e Ligjeve teksa diskutohej për zgjedhjen ekryeprokurorit të ri, Manja i cilësoi antiamerikanë deputetët e djathtë, ndërsa Paloka në një status shprehet se e thëne nga pinjollet e atyre qe luftuan per 50 vjet “imperializmin amerikan” , sigurisht qe te ben vetem te qeshesh.

Postimi i Edi Palokës

Ne “antiamerikane”…?!!! E thene nga pinjollet e atyre qe luftuan per 50 vjet “imperializmin amerikan” , sigurisht qe te ben vetem te qeshesh.
Ajo qe nuk eshte per te qeshur , eshte antishqiptarizmi i nje qeverie qe cdo dite e me shume po kerkon ta coj vendin drejt kaosit dhe destabilizimit..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.