E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
drejt Italisë, Aviacioni Civil jep lajmin e keq: Nuk ka subvencione…
Lajme

drejt Italisë, Aviacioni Civil jep lajmin e keq: Nuk ka subvencione…

 Kompanitë ajrore që operojnë drejt Italisë kanë anuluar disa prej fluturimeve të planifikuar për ditën e djeshme, për shkak të një greve kombëtare të punonjësve në aeroportet italiane.

1

 

Anulime ka patur për fluturimet drejt Romës nga kompania Alitalia dhe drejt Veronës nga kompania Ernest S.P.A. Ndërkohë që, për këtë arsye ka patur edhe vonesa për fluturime të tjerë nga kompanitë Albawings dhe Blue Panorama.

Ndërkaq, Autoriteti i Aviacionit Civil, i kontaktuar nga TV SCAN bën me dije se pasagjerët e këtyre destinacioneve nuk mund të përfitojnë subvencion, pasi anulimi ka ardhur si pasojë e grevës së aeroporteve, çka shkarkon përgjegjësitë e kompanive.

Sipas AAC, këto kompani duhet të riplanifikojnë udhëtimet brenda 24 orëve dhe për këtë arsye i bën apel të gjithë pasagjerëve që të kontrollojnë adresat zyrtare të kompanive ajrore dhe aeroporteve, për informacione të hollësishme se kur do të rifillojnë fluturimet drejt Italisë dhe për çdo rast të kontaktojnë me kompanitë përkatëse, në mënyrë që mos të gjejnë veten të bllokuar në Aeroporte.

Greva e aeroporteve italiane nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 18:00, ndërkohë që operimet normale të fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza drejt Italisë, u njoftua te rifillonin në orën 17.00.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.